Taravari: Sonte, në kryeqytetin e lashtë shqiptar, në Shkupin historik filloi ndryshimi

Arben Taravari

Sot në Shkup u mbajt Kongresi IV i jashtëzakonshëm i partisë tonë.
Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme si vetë Kongresi!

Aty u miratua kandidatura ime për President, me propozim të Kryesisë së ASH-së dhe me mbështetje nga LEN.

U miratua Ndryshimi i Statutit, u mbështetëm në Statutin e vitit 2022, duke shpërbërë formacione shtesë që sillnin konfuzion dhe mbivendosje destruktive, siç ishte e ashtuquajtura “Kryesi e Ngushtë” apo pozita e “Kryetarit të Kuvendit”.

Sonte, në kryeqytetin e lashtë shqiptar, në Shkupin historik, kuptova më qartë se kurrë, se Ndryshimi Ka Nis dhe nuk ndal më!
T’fala nga Populli!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu