Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe

Komuna e Gazi Babës në Shkup po vazhdon të injoroj zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare konform ligjit.

Tanimë dy vite nga regjistrimi i popullsisë, kjo komunë nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve, përcjell INA.

Me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët në këtë komunë dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.

Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski kohë më parë theksoi për INA se po punon në atë drejtim, por nuk dha afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.

I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat.

Stevkovski nënvizon se komuna është e barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu