VMRO-DPMNE dhe BDI do të formojnë Qeverinë dhe se kjo pritet të shpallet nga të dyja partitë deri nesër. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake pranë partisë së Nikolla Gruevski. Siç mësohet dy partitë kanë harmonizuar qëndrimet dhe se vetëm po pritet të paketojnë deklaratën që do ta nxjerrin për opinion.
Marrëveshja është bërë paralajmëruar edhe nga opinionistë që janë të afërt me VMRO-DPMNE.
“Mendoj se po, ato sinjale të cilat po i dërgojnë partitë politike të VMRO dhe BDI aq sa unë i kuptoj mendoj se po, do të formohet qeveri dhe mendoj se këtu do të kyçet edhe ndonjë më e vogël shqiptare që fituan deputet qoftë PDSH, Aleanca ose të dyja së bashku, nuk e di, por mua më duket se një gjë e tillë është e mundshme, mendoj se do të formojnë qeveri.
BESA nuk merret parasysh, natyrisht për shkak se BESA haptaz treguan se nuk vjen në shprehje që të marrin pjesë në një qeveri ku figuron VMRO-DPMNE dhe BDI”, deklaroi në “Arena”, Aleksandar Pandov.
Sipas Pandov-it, nëse nuk arrihet marrëveshje mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së që të formohet Qeveria, atëherë opcioni i dytë mbeten zgjedhjet e reja.