Lloga nënshkruan kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ministri Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit.

“Kërkesat pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

MPB-ja ka shpall fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin, sic thuhet, udhëheqësin e grupit kriminal “Duqanxhik” në Gërçec. Fletarresti ndërkombëtar është publikuar në ueb-faqen e MPB-së.

Me fletëarrest ndërkombëtar kërkohet edhe Mehmed Dalipi, Muhamed Çajani, Sefedin Sulejmani, Shakir Bajrami, Driton Ibishi, Shkuri Asani, dhe Besim Asani.

Para Qeverisë teknike, në janar, Ministri i atëhershëm i Brendshëm, Oliver Spasovski, në press-konferencën e fundit të mandatit të tij njoftoi se policia ka kryer një aksion të madh në disa lokalitet, ku janë arrestuar 6 persona në Maqedoninë e Veriut dhe një në Spanjë për shkak të drogës dhe vrasjeve, që lidhen me grupin e Muaremit.

Sipas mediave maqedonase, Sheval Muaremi gjatë këtij aksioni ishte i pakapshëm për organet e ndjekjes, kurse sipas informatave të pakonfirmuara ka qëndruar në Spanjë pas cka është larguar për në Dubai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu