Von der Lajen: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Lajen sot pasdite përmes rrjetit social X tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me aderimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve të lidhura, mes të cilave është edhe Marrëveshja e Prespës.

“Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt BE-së, më e rëndësishme është që ta vazhdojë rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve obligacione, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”, shkroi Ursula von der Lajen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu