Kërkoi të vizitonte Kosovën, ministria e Jashtme merr vendimin për patriarkun serb

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar kërkesën e e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur më herët gjatë ditës nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

Petkoviq ka thënë se përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije është nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu