Pas shkarkimit nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka derdhur një serë akuzash ndaj Kryeministrit Rama duke filluar nga diktati sipas tij për të mos folur në publik pa lejen e Endri Fugës deri tek pengesa për të denoncuar kanbizimin e vendit.
Pjesë nga fjala e tij:
Mbledhja e qeverisë është një akt normal krejtësisht Anti-Kushtetues. Ministrat nuk janë të lejuar të flsin dhe kjo ka qenë e papranueshme për mua.
Me Kryeminstrin Rama nuk kemi debatuar për çështje personale, por gjithnjë për çështje ligjore dhe parimore dhe për këtë nuk kam asnjë pishmanllëk.
Ccfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Janë të regjistruara
Nuk i kam asgjë borxh askujt.
Që prej verës së kaluar Kryeministri ka kaluar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion Kryetarit të Kuvendiut qëtë më shkarkonte.