Tifozët e Realit fishkëllejnë CR7 për një moment ndaj Sociedadit, portugezi ia kthen duke i fyer (VIDEO)

Real Madridio ka fituar Real Sociedadit me rezultat 3-0, në këtë takim Cristiano Ronaldo shënoi një gol dhe asistoi një herë.

Por, për një moment tifozët e Los Blanocs në Santiago Bernabeut të lodhur nga mos konkretizimi i rasteve të shumta fishkëllyen yllin portugez.

E gjitha kjo ndodhi në minutën e 23-të kur Ronaldo humbi një top në sulm dhe tifozët nuk e pritën mirë këtë.

Por, portugezi ia ktheu edhe më keq, sipas medieve në Spanjë besohet se CR7 i ka thënë atyre ‘bijë ku***sh”, reagimin e portugezit mund ta shikoni te video e mëposhtme nga minuta e 2:20. /Telegrafi/



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu