Sela: Shqiptarët nuk duhet të pranojnë zgjedhje të reja vetëm për të shpëtuar lëkurën e dikujt

Aleanca për Shqiptarët konsideron se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Në dy pronocime të ndara për TV 21 dhe TV Telma, Ziadin Sela ka përsëritur se koalicioni i udhëhequr nga ai nuk do të pranojë të mbahen zgjedhje vetëm sepse kjo u konvenon disa politikanëve maqedonas të cilët mundohen të shpëtojnë kokën e vet.

Sela thotë se u bë mirë që Gruevski nuk siguroi shumicë parlamentare, pasi që në fushatë bëri thirrje për pamundësim të të drejtave për shqiptarët, ndërkaq konsideron se Ivanovi e ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën sepse është nën urdhrat e Gruevskit.

Në lidhje me mundësinë e një qeverie me LSDM-në, Sela thotë se duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, të ndahet buxheti, të vazhdohet PSP-ja, por të ketë mundësi edhe për një Gjykatë Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu