Haradinaj – Kurtit: Po të vjen fundi Albin!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka sulmuar sërish kryeministrin Albin Kurti, duke vënë në dyshim edhe patriotizmin e shefit të Qeverisë.

Haradinaj ka pyetur Kurtin pse ka kërkuar partneritet me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, dhe për një takim që sipas kreut të AAK-së Kurti ka zhvilluar me agjentë serbë.

Ky reagim i Haradinaj vjen pasi që Kurti sot komentoi audio-incizimet, në të cilat pretendohet të jetë duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Radoiçiqin, i cili kërkohet nga INTERPOL-i në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24.09.2023.

“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai i ka shtruar edhe një pyetje tjetër, për të cilën Haradinaj thotë se ndonëse është e vjetër, Kurti nuk është përgjigjur.

“Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?” – ka shkruar më tej kreu i AAK-së.

Sipas Haradinajt Albin Kurtit po i bie maska.

“Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!” – përfundon postimi i tij në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu