Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes rrjetit të tij social ka shprehur qëndrimet e tija, se ai nuk i intereson aspak posti i Kryetarit të Parlamentit, por sipas tij do t’i prijë betejës politike që të kemi jo vetëm parlament që do të flet shqip, por edhe do ta definojme Maqedoninë shqiptare, njofton TetovaSot.
“Lëvizjes BESA asnjëherë nuk i kanë interesuar postet, por angazhimin politik e kemi vënë në funkcion të ndryshimit të gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Rrjedhimisht, mua personalisht nuk më intereson të jem kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, por do t’i prijë betejës politike që të kemi jo vetëm parlament që do të flet shqip, por edhe do ta definojme Maqedoninë shqiptare.
Neve të Lëvizjes BESA nuk na vlejnë postet që e bëjnë të fortë individin, por do të bëjmë çmos që ta forcojmë popullin”, shkruan në fb, Bilall Kasami.