Deputetja katalunase thotë se s’do të dorëzohen: Njohja e Kosovës nga Spanja është prioritet për ne

Shefja e deputetëve katalunas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, ka folur për Gazetën Express, pasi nisma e tyre jo-ligjore përmes të cilës kërkonin njohjen e Kosovës si shtet nga Qeveria e Spanjës, nuk ka marrë votat e mjaftueshme në Parlamentin spanjoll.Nogueras ka thënë se siç edhe është pritur, shumica e partive spanjolle s’kanë ndryshuar qëndrimin refuzues për njohjen e Kosovës.

Megjithatë politikania katalunase thotë se “Junts per Catalunya” s’do të ndalen së negociuari me të gjitha partitë për të marrë njohjen e Kosovës nga Qeveria e Spanjës.

“Siç e prisnim, partitë kryesore spanjolle kanë vazhduar refuzimin e tyre për të njohur Kosovën. Ne do të vazhdojmë negociatat me të dyja palët për të marrë njohjen e Kosovës nga qeveria spanjolle”, ka thënë Nogueras.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu