E dhimbshme! Vdes një 22 vjeçar nga Suhareka dhe një tjetër 25 vjeçar nga Deçani

Përballja me sëmundje tejet të rënda bëri që dy të rinj nga Kosova të humbin jetën.
Tragjike për familjarët dhe miqtë kanë qenë 24 orët e fundit, ku dy të rinj kanë humbur jetën si shkak i përballjes me sëmundje të rënda.

25 vjeçari Val Zukaj nga Belegu i Deçanit vdiq pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

Ai vdiq në Gjermani ndërsa varrimi pritet të bëhet në varrezat e fshatit Beleg.

E rëndë ishte dita e sotme edhe për familjen Fetiu nga fshati Peqan i Suharekës.

I riu 22 vjeçar Adhurim Fetiu humbi jetën pas disa viteve përballje me sëmundje të rëndë. Varrimi i tij bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Peqan.

Raste të ngjashme të përballjes me sëmundje të rënda viteve të fundit ka shumë në Kosovë, e që padyshim janë tejet të dhimbshme./Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu