Mickoski: Greqia nuk po e zbaton “Marrëveshjen e Prespës”

Kryeministri, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Al Xhezira tha se pavarërisht bindjes personale që ka ai për emrin e ri kushtetues të vendit, tashmë po respektohet Marrëveshja e Prespës dhe çdo komunikim po bëhet me shtojcën Maqedonia e Veriut. Ai thotë se nuk është I kënaqur me Marrëveshjen e Prespës, por respekton gjithçka që përmban marrëveshja. Sipas tuij Greqia është ajo që nuk e respekton Marrëveshje e Prespës. Kryeministri Mickoski theksoi se nëse analizohet mirë Marrëveshja e Prespës do të vërehet se pala maqedonase ka bërë shumë më tepër se ajo të cilën e përmban marrëveshja, duke theksuar se sjellja e Greqisë nuk ka pjekuri sepse përveç asaj deklaratives nuk jep mbështetje thelbësore për integrimin e Maqedonisë brenda institucioneve euroatlantike.

HRISTIJAN MICKOSKI

“Pres marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjin tonë jugor. Kjo lloj marrëdhënieje nuk është i pjekur. Mendoj se nëse marrëveshja analizohet dhe lexohet siç duhet, do të vërehet se kemi bërë shumë më tepër se sa jemi të detyruar. Jo vetëm me marrëveshjen e Prespës por edhe me gantogramin e aktiviteteve për zbatimin e saj. Po e përsëris atë se pyetja e vërtetë është se çfarë ka bërë fqinji ynë në jug . E përmendët mbështetjen nga ana e Greqisë për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike, përveç deklaratives, mbështetje thelbësore as nuk kam parë, e as qytetarët në vendin tonë kanë ndjerë diçka të tillë, e mos të flas për retorikën ofenduese Skopjanos, Skopja, e mos të flasim për mosmiratimin e memorandumeve brenda Kuvendit në pesë vitet e fundit”.

Kryeministri Mickoski përkujtoi se gjatë shtatë viteve të fundit qytetarët kanë qenë viktima të sjelljeve nënshtruese nga pushteti i kaluar, për të cilin, siç tha ai, nuk kanë bërë asgjë të mirë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu