Digjen dy vetura të Komunës së Zveçanit

Dy vetura janë djegur gjatë natës në Zveçan. Rasti ka ndodhur pranë objektit të Komunës.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nga zjarri nuk është lënduar askush.

“Sot në mëngjes rreth orës 01:40 dy vetura pronë të Komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu