Ky është mesazhi i Zaevit për Ivanovin

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se Maqedonisë i duhet një Qeveri stabile e cila do t’ju qaset sa më shpejtë reformave të nevojshme dhe rrugës euroatlantike. Zaev edhe një herë i ka kërkuar presidentit Ivanov që t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, duke i apeluar kreut të shtetit që të mos humb më shumë kohë.

“Maqedonia patjetër të ecë përpara. Nga zgjedhjet e fundit është I qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime. Prandaj kërkuam nga presidenti Gjorgji Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Ne presim që të formojmë shumicë të re parlamentare, me çka do të sigurojmë Qeveri stabile reformatore, siç vendosën qytetarët, ka thënë Zaev”, njoftuan nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu