Thaçi: Maqedonia të ndihet keq që diskriminon shqiptarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Zona e Debatit të Klan Kosovës që strukturat shtetërore të Maqedonisë duhet të ndjehen keq që Maqedonia diskriminon shqiptarët atje ndër vite.

“Një fakt poshtërues i qeverisë së Maqedonisë në raport me shqiptarët – nuk ndajnë fonde për 12 kilometra rrugë vetëm që të mos lidhen përmes rrugëve shqiptarët”.

Megjithatë Thaçi shtoi se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm dhe krucial për ndërtimin e shtetit të Maqedonisë.

“Shqiptarët në Maqedoni janë në favor të NATO-s dhe Bashkimit Europian më shumë se edhe vet maqedonasit.

“Shqiptarët në Maqedoni do të japin fuqi dhe vizion për shtetndërtimin e Maqedonisë”.

Thaçi ka thënë se s’ka preferenca politike se me kë duhet shqiptarët të bëjnë koalicion.

“Preferencat e mija për Maqedoni janë që shqiptarët t’i kenë të drejtat e barabarta”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu