Ish ambasadorja gjermane në Maqedoni Gudrun Shtajnaker në intervistën e saj dhënë Dë ka komentuar rolin e Ivanovit, përfshirjen e Rusisë, humbjen e durimit nga BE dhe të ardhmen e Gruevskit në politikë, informon Zhurnal.
“Mendoj se vendimet e Ivanovit janë për t`u dënuar pasiqë ai nuk jep përgjigje se cfarë do bëhet tani e si do tejkalohet kriza aktuale në shtet, opcion i vetëm do ishin zgjedhjet mirëpo edhe disa muaj vendi do ishte në stagnim, organizimi i shpeshtë i zgjedhjeve i kushton shumë një vendi të vogël si Maqedonia”, ka thënë kështu ish ambasadorja Shtajnaker.
“Patjetër që të kërkohet zgjidhje për gjitha keqpërdorimet madje edhe veprat penale pavarësisht për kë janë hapur, dhe gjithë ato që janë nën hetime duhet të largohen nga funksionet politike derisa nuk pastrohen gjitha dilemat, do doja të përmend edhe rastin e vrasjes në liqenin e Smilkovcës, vendi do të mbijetojë vetëm si liberale demokrate dhe vendlindje e gjithë banorëve pa ndasi etnike`, ka shtuar mes tjerave ish ambasadorja gjermane, duke komentuar kështu edhe rolin e PPS.
“Reputacioni i Ivanovit ka rënë shumë ndërkohë që afera e përgjimeve akoma nuk është zbardhur, kështu duhet që të lejohet PPS të bëj punën e saj dhe të zbardh rastet edhe pse kjo sulmohet shumë nga mediat derisa duhet që t`i jepet shancë të bëj punën e saj si duhet. Sa i përket ndikimit rus unë gjatë kohës sa kam shërbyer si ambasadore nuk kam parë ndonjë lojë konstruktive dhe pozitive në Maqedoni dhe nuk jam e sigurtë se rusët nuk e shohin se ai është vend etnik dhe besimit religjioz dhe nuk e di cfarë mund të ofrojë Rusia si vend Maqedonisë”, ka thënë mes tjerave ish ambasadorja gjermane Shtajnaker.