Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike do ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual të saj.
“Jemi të interesuar të forcojmë kapacitetet vendore dhe po ashtu do të mbështesim FSK-në në kuadër të misionit aktual”, ka thënë mes tjerash ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
Stoltenberg tha se gjatë takimit me kryeministrin Mustafa, diskutuan rreth nevojës për t’i ulur tensionet mes Kosovës- Serbisë.
Stoltenberg theksoi se NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Jemi në gjendje që ta mbajmë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në Kosovë. Rreth 4500 trupa kemi këtu dhe këtu dhe kjo është sinjal për zotimin tonë që Kosova të jetë e qetë. KFOR-i është reaguesi i tretë, pastaj policia, EULEX-i dhe KFOR-i”, tha Stoltenberg.