Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pasi ky i fundit ka thënë se “pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.”
“Kujtojmë se në Maqedoni ka përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend dhe ata janë faktorët e vetëm për të marrë vendime. Është mirë që mënyra e veprimit në Maqedoni ku ka multikulturalizëm dhe integrim të të gjithë etniteteve të zbatohet edhe në shtetet fqinje.
Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke u përzier në Maqedoni, por ju bëjmë thirrje që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Qytetarët për ne janë të rëndësishëm dhe prej atyre pritet që të sjellin vendime brenda në shtet”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Maqedoni.