Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri

Sot në Luksemburg mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku Shqipëria do të hap negociatat për grup-kapitullin e parë.

Komisioneri për për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.

“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”- shkruan Varhelyi në rrjetin X.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu