Hahn viziton të enjten Shkupin

Komisioneri për negociata për zgjerim në BE, Johannes Hahn, pritet të zhvillojë të enjten një vizitë në Maqedoni, du do të flasë për qeverinë e re.

Hahn do të jetë në Shkup në datën 9 të këtij muaji dhe që të marrë pjesë në mbledhjen ministrore përkushtuar energjetikës në suaza të procesit “Gjashtë shtete perëndimore-ballkanike”.

“Në agjendën e komisarit Han është të vijë në Shkup të enjten. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen ministrore të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Energjetikës (ekonomi) në suaza të procesit të “Gjashtë vendeve perëndimore-ballkanike”.

Ndërsa në margjinat e kësaj mbledhje, ai do të mbajë takime bilaterale me të gjitha palët e prekura në vend, kanë bërë me dije nga kabineti i Hanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu