Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, ka sulmuar “Fox News”, duke i quajtur vërejtjet Bill O’Reilly, i cili gjatë një interviste me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur Putin “vrasës”, si të papranueshme dhe fyese, duke u shprehur se duhet të marrim një falje nga kjo organizatë respektuar.
Por, gazetari i televizionit amerikan “Fox News” e refuzoi thirrjen e Kremlinit për t`i kërkuar falje Putinit.
“Unë jam duke punuar rreth kërkim faljes , por ajo mund të marrë kohë. Ndoshta atë mund ta gjeni atë kërkim falje tek unë rreth … vitit 2023” tha O’Reilly, raporton Reuters.










