Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka kërkuar shpjegime për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabaker gjatë një interviste për “Vizion Plus”, ku ky i fundit ka thënë se “ka ardhur koha që Maqedonia të ndahet”.
“Kongresmeni është anëtar i komitetit për punë të jashtme dhe kryetar i nënkomitetit për punë evropiane.
Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabaker, gjatë intervistës së tij ka thënë gjithashtu se “krijimi i Maqedonisë është projekt i dështuar dhe tani janë krijuar të gjitha rrethanat të ndahet mes shteteve fqinje, përfshirë edhe Kosovën dhe Bullgarinë”. /albeu