Shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi, në një prononcim për mediat maqdonase u shpreh se me LSDM-në tani janë bërë tre takime ku si pikë kryesore është platforma shqiptare, harmonizimi i programeve të dy partive për të qeverisur si dhe oraret e pikave që do tëbien dakort.
Grubi u shpreh gjithashtu se BDI si pikë të parë ka ligjin e gjuhës shqipe zyrtare në Maqedoni edhe atë të votohet para se të formohet qeveria.
“Ligji i gjuhës shqipe do të bëhet para formimit të qeverisë”, tha Grubi./albeu