Analisti amerikan Umberto Pascal, gjatë analizës së tij lidhur me atë që tha republikani Rohrabacher për ndarjen e Maqedonisë, e konsideron si një nga zërat më të fortë të makinerisë, për të cilën thotë se funksionon përmes grabitjeve financiare, kaosit dhe konfuzionit, por edhe e financuar nga Soros.
“Kur thotë ndarje në vendin e tyre, kongresmeni i hutuar Rohrabacher, në realitet flet për pasojat e viteve të shumta të përpjekjeve për destabilizim, të promovuar dhe financuar nga grupi i Soros-it”, ka thënë Pascal në një intervistë për “Zërin e popullit”.
“Ngjarjet në Maqedoni janë të orekstruara nga jashtë, ndërsa me qëllim që të akuzohet qeveria e Gruevskit se nuk mund të përmbush detyrimet ndaj qytetarëve.
Arsyeja e vërtetë për të cilën është bërë presion mbi ish-kryeministrin maqedonas është ajo se ai ka kundërshtuar të bashkohet në sanksionet kundër Rusisë, ka thënë atëherë Lavror”, ka thënë Pascal.