Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër.
“Konstituimi i Kuvendi i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se më shumë se kaq, nuk është e mundshme të jepet dorëheqje, teksa e ka quajtur thirrjen e opozitës “të pamatur” e me qëllim “për ta lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.
“Krahas përmbushjes së mandatit të plotë qeverisës që na vë në një rol kujdestar, deri në formimin e qeverisë së re , unë në emër të kabinetit qeveritar dje i jam drejtuar Kuvendit me një letër përmes së cilës e kam informuar për statusin e qeverisë sonë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv – veçse efektiv nga ajo datë sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqja, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucioneve, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezik i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, theksoi Kurti.