Hahn jep mesazhin e tij për Maqedoninë

Eurokomisioneri Johanes Han sonte do të realizoj takime me drejtuesit e partive politike në Republikën e Maqedonisë.

Analisti politik, Alajdin Demiri thotë se, gjatë vizitës së tij Han do të jap mesazhin për formimin e qeverisë së sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Besoj se partitë politike do ta presin afatin se fundit për arritjen e marrëveshjes. Nga ana tjetër besoj se Han do ta lehtësoj këtë proces. Kam përshtypjen se ai nuk do të sugjeroj se kush me kë të bashkëpunoj, por do të instistoj për një qeveri të gjerë. Kjo për faktin se të gjitha fazat e marrëveshjes së Përzhinos janë zhvilluar me vështirësi”, shprehet Demiri.  

Ai sqaron se, koalicioni i zgjedhur do të thotë se në qeveri duhet të marr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja e Gruevski.

„Tash a është i mundur realizimi i koalicionit të gjerë. Mendoj se  nuk është i realizueshëm”, thekson ai./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu