Ali Ahmeti konfirmon për mediat Maqedonase: Jam takuar tri herë me Arben Taravarin

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar së paku tre herë me Arben Taravarin, përcjell, gjurme.info.

Ky është një nga lajmet që është shpërndarë me mediat maqedonase.

“Slloboden Pecat”, ka njoftuar se për takimet, Ahmeti-Taravari ka folur edhe Ziadin Sela.

“Ai (Ahmeti) konfrimoi se me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe partnerin aktual të koalicionit, Arben Taravari është takuar tre herë.

Për këto takime, javë më parë foli Ziadin Sela në Click Plus, për takimet e Taravarit me Ahmetin kanë folur shpesh edhe liderët e koalicionit VLEN, mirëpo të njëjtat gjithnjë i ka mohuar Arben Taravari.

Megjithatë, vetëm së fundmi, Taravari ka pasur dy takime publike me Ahmetin, të parin gjatë takimit që krerët e dy partive patën me ambasadorin Mejdani dhe të dytin në Sllupçan, në 2 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu