Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat

Ministri Besar Durmishi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se falë politikave të kujdesshme, inflacioni për muajin prill është zero dhe çmimet e ushqimeve qëndrojnë stabile. Ai tha se përkundër mbarimit të disa masave, tregu mbetet i qëndrueshëm.

“Qytetarët nuk kanë ndjerë goditje në xhep, falë reagimit tonë të menjëhershëm”, theksoi ministri. Ai bëri të ditur se çmimet janë ulur në krahasim me fundin e vitit të kaluar dhe se masat e vendosura kanë funksionuar me efikasitet.

Megjithatë, Ministria është e gatshme të ndërhyjë sërish nëse ndokush spekulon me çmimet, do të ketë masa të reja dhe më të ashpra, përfundoi Durmishi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu