Në pritjen zyrtare të organizuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Mihalis Rokas, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Besar Durmishi ka shkuar nën shoqërim të ambasadorjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela P. Aggeler.
Përmes një postimi, Durmishi ka thënëse ky është një moment reflektimi për vlerat që duam të ndërtojmë edhe në vendin tonë për liri, drejtësi, solidaritet dhe paqe. Integrimi në Bashkimin Evropian.
Statusi i plotë:
“Në pritjen zyrtare të organizuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Mihalis Rokas, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
9 Maji është një moment reflektimi për vlerat që duam të ndërtojmë edhe në vendin tonë për liri, drejtësi, solidaritet dhe paqe. Integrimi në Bashkimin Evropian është zgjedhja jonë e qartë për një të ardhme me standarde më të larta dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë.
Të përkushtuar në rrugën evropiane me vizion, me zemër dhe me besim për të ardhmen që meritojnë qytetarët tanë.
Gëzuar Ditën e Evropës!” tha ai.