E PAZAKONTE/ I ngacmoi të bijën, demokrati rreh komisionerin e PS brenda qendrës së votimit

Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme ku po mbahen votimet në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare.

Në Pogradec, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.

Gazetarët në terren raportojnë se ky incident në qëndresën e votimit, duket se nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale.

Mësohet se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Entin Gegën në qendrën e votimit, pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të bijën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu