BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Vendi ka nevojë për platformë të sinqertë evropiane

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po e rrezikon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sipas BDI-së, edhe pse integrimi në BE ishte shpallur prioritet, qeveria po tërhiqet nga ky synim. BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar nevojën për një platformë të re evropiane dhe gjithëpërfshirëse.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i izoluar në planin ndërkombëtar – pa vizita zyrtare bilaterale nga aleatët dhe partnerët tanë tradicionalë. Përkundrazi, vendi po lidh partneritete të diskutueshme me autokratë; po merr financime nga burime të dyshimta, në rrethana të paqarta; dhe po paralajmëron hyrjen e bizneseve të rrezikshme me reputacion problematik. Vendi ka nevojë për një platformë të re politike që do të ofrojë një vizion të qartë dhe të sinqertë evropiane, përmes ruajtjes së dinjitetit kombëtar të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve etnike. Kjo qeveri tashmë e ka humbur plotësisht legjitimitetin për ta udhëhequr këtë platformë. Prandaj, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thuhet në reagimin e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu