Gjykata e Apeli liron Safet Gjicin. Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual ne zyre.
Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi. U lirua për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuajti dënimin për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a, pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore. /Tch/Telegrafi