Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës së drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në vendin “Kriva Reka”, është gjetur i vdekur M.A. (19), maturant në njërën nga shkollat e mesme të Strumicës.
Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i pajetë i 19-vjeçarit është dorëzuar për obduksion dhe të gjeturat e deritanishme nuk tregojnë shenja dhune, ndërsa priten analizat toksikologjike për të patur një pasqyrë më të qartë rreth shkaqeve të vdekjes.
Policia po ashtu konfirmon se dje rreth orës 12:00 është marrë njoftim se në afërsi të Strumicës, në një arë të papunuar, është gjetur trupi i pajetë i një djali 19-vjeçar nga Strumica.
“Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekip nga SPB-Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga SPB-Strumicë.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për vdekjen e djalit dhe se si ajo përfundoi në vendin ku u gjet.