Gjermani, shefi i shërbimeve sekrete: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhje

Shefi i shërbimeve sekrete të Gjermanisë, Hans Georg Maassen, ka paralajmëruar për një ndërhyrje të mundshme të Rusisë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Gjermani.

“Në rrjetet sociale dhe në shumë faqe web shpërndahen dizinformacione të nivelit të lartë. Autori i këtyre dezinformimeve nuk njihet, kështu që duhet të konsiderojmë që bëhet fjalë për një fuqi të huaj, ndoshta edhe Rusia”, është shprehur Maassen.

Sipas Maassen, Rusia përdor këto mjete për të ndikuar në politikat evropiane sa herë që marrëdhëniet e saj me Evropën janë të acaruara.

Ndërkohë edhe vende të tjera, të cilat do të zhvillojnë gjatë këtij viti zgjedhje, kanë dhënë alarmin për një ndërhyrje të mundshme./Shqiptarja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu