Hetimi për Onkologjikun, Prokuroria shqyrtoi dosjet mjekësore të 5 viteve

Prokurori Gavril Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska-Jakimovska, zhvilluan takim me përfaqësuese të një organizate joformale që përfaqëson pacientët onkologjikë, për t’i informuar mbi akuzat e ngritura ndaj mjekëve të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji për trajtim të papërshtatshëm të pacientëve, raporton TV21.

Nga prokuroria i njoftuan se gjatë hetimeve, janë shqyrtuar dosjet mjekësore të të gjithë pacientëve që kanë marrë terapi biologjike në periudhën 2018–2022.

Nga këto, 65 raste janë dërguar për analizë te ekspertë në Slloveni dhe Serbi. Ekspertët sllovenë kanë konfirmuar trajtim të papërshtatshëm në 29 raste, ndërsa ata serbë në 18 raste të tjera.

Këto gjetje janë baza për akuzat e ngritura, thonë nga prokuroria. Pas takimit nga Shoqata e pacientëve thane se informimi nga prokuroria ishte i domosdoshëm.

“Për ne si shoqatë dhe si pacientë, ky informim ishte i rëndësishëm, sepse kishim shumë pyetje nga pacientë të cilët lajmëroheshin te ne të pyesin se a janë pjese e atyre të cilët nuk janë mjekuar në mënyrë adekuate dhe me këtë duam të apelojmë se në ditët në vijim, prokuroria pasi që t’i kontaktojë të gjithë do të del me deklaratë se të gjithë pacientët të cilët kanë qen të involvuar janë të kontaktuar”, deklaroi Ana Marianoviq nga Shoqata e Pacientëve Onkologjikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu