Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela P. Aggeler, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,janë mesazhe të qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike.

“U theksua fuqimisht se përfshirja e vendeve nën ombrellën e NATO-s, në asnjë mënyrë nuk cenon sigurinë, por përkundrazi, e forcon atë si për rajonin, ashtu edhe për më gjerë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor mbetet partner dhe faktor kyç në stabilitetin e rajonit, si dhe mbetet i përkushtuar në integrimin euroatlantik.

E ardhmja jonë është NATO dhe BE!”, ka shkruar deputeti Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu