Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi qeverinë për qëndrim hipokrit ndaj thirrjeve për konsensus kombëtar në lidhje me integrimin evropian dhe negociatat me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se është hipokrite që Kryeministri të bëjë thirrje për konsensus kombëtar një ose dy ditë më parë, ndërkohë që nuk është gati të ulet në tryezë dhe të debatojë për atë që është e rëndësishme për konsensusin kombëtar”, tha Filipçe.
Ai për “360 gradë” shpjegoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian paraqiti propozimin se si të kapërcehen çështjet e hapura që lidhen me kornizën negociuese.
Si shembull kyç, ai përmendi një nga protokollet brenda propozimit francez: “Një nga protokollet brenda propozimit francez, i cili përmban dhe shpjegon punën e komisionit për histori, praktikisht thotë se puna e komisionit për histori nuk është parakusht që negociatat tona të ndërpriten në çdo moment”, theksoi Filipçe.
Sipas tij, dilema të tilla kërkojnë një debat të qartë dhe përfshirjen e opinionin e ekspertëve.
“Le të shohim nëse e lexojmë atë protokoll ndryshe? A po e interpretojmë ndryshe? Hajde, le të thërrasim ekspertë”, tha Filipce, duke theksuar se ngecja në procesin e integrimit evropian ka pasoja reale: “Thënë thjesht, mendoj se në këtë mënyrë qeveria nuk po bën asgjë, ne po ngecim. Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin përpara. Koha do të kalojë si një orë – për dy ose tre vjet, njëri nga këto vende ose të dy do të jenë tashmë në prag të Bashkimit Evropian, kjo do të jetë shumë frustruese për njerëzit që jetojnë këtu”, paralajmëroi ai.