Sela mesazh Ali Ahmetit: Struga i takon Aleancës

Lideri i Aleances per Shaiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar sot para Kuvendit te Maqedonise se Veriut se komuna e Struges natyrisht duhet t’i takojë partise se tij, si pjesë e marrëveshjes me Frontin
Europian. Ai theksoi se kerkojne trajtim me dinjitet nga partneret politike.

“Natyrisht qe Struga duhet t’i takoje Aleances per
Shqiptarët! Kerkojmë nga Fronti Europian qe të trajtohemi me dinjitet,” – u shpreh Sela para mediave, duke lene te kuptohet se brenda koalicionit ka ende mospajtime per ndarjen e posteve dhe funksioneve lokale e qendrore.

Sela nuk dha detaje të mëtejshme, por theksoi se Aleanca nuk do te pranoje asnje zgjidhje qe nuk garanton respekt dhe barazi ne vendimmarrje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu