Koalicioni VLEN në një kumtesë për media propozimin për ministër të Shëndetësisë dhe zv. ministër të Bujqësisë, e quan si hap të guximshëm dhe vizionar.
“Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët. Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje të parezervë për bujqit dhe fshatin”, thonë nga VLEN.
Gjithashtu nga ky koalicion thonë se emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi.