Bexheti: Hajde! Nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me lokalet në tetor

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se se kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare është “paradë para votuesve dhe mbështetësve”, përcjell TV21. Bexheti thotë se BDI e ka seriozisht për kërkesën që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbahen bashkë me lokalet në tetor.

“Kur frika maskohet si mosbesim. Mickoski “nuk beson” që jemi serioz për zgjedhje të parakohshme? Atëherë hajde, nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme. Në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale! Por problemi nuk është se nuk na beson. Problemi i tij i vërtetë është frika – frika se nuk mund ta përsërisë rezultatin e vitit të kaluar. Dhe ka edhe një hall më të madh: Vasali i tyre, Vredi, pas zgjedhjeve mbetet me maksimum 5 deputetë”, shkruan mes tjerash Bexheti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu