Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi pas mesnate, përcjell INA.
Sipas vendimit më të fundit, çmimet e naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 1 denarë.
Çmimet e reja janë si vijon:
Benzinë BS-95: 76.0 den/litër
Benzinë BS-98: 78.0 den/litër
Naftë (Dizel): 67.5 den/litër
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 67.5 den/litër (+1.5 denarë)
Vendimi i KRRE-së është marrë në bazë të lëvizjeve të fundit në bursat botërore të naftës dhe kursit të këmbimit valutor.
Këto ndryshime pritet të ndikojnë në koston e transportit dhe të shërbimeve, sidomos në sezonin e verës kur qarkullimi dhe konsumi i derivateve rritet dukshëm.