Bullgaria jep sinjale për garanci, Radev: Nuk e pengojmë Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që Bullgaria ta dëshmojë me vepra dhe jo me fjalë që nuk do të vendosë veto ndaj integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Mickoski këtë e tha pas deklaratës së presidentit bullgar Rumen Radev në Tiranë, se Bullgaria nuk pengon integrimin por kërkon zbatimin e kornizës negociuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë a besojmë ose jo sepse shumë porosi të ndryshme vinë nga Sofja. Të parët tanë thonë më pak dëgjo çfarë thonë dhe më shumë shiko çfarë bëjnë. Ja e kemi mundësinë ta dëshmojnë atë që thonë. Më 24 qershor në Komisionin për punë të Jashtme të Parlamentit Evropian është raporti. Pres që anëtarët bullgarë t’i tërheqin amendamentet me të cilat kërkojnë që gjuha dhe identiteti shumëshekullor maqedonas të ridefinohen me fjalët “i tanishëm” dhe në frymën evropianë të miratohet ai raport. Pas asaj edhe udhërrëfyesi për të drejtat e pakicave që shumë shpejt do të jetë në rend dite”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Radev, pasi dëgjoi presidenten Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë të përbashkët të ankohen për bilateralizimin e çështjes së integrimit të vendit dhe për ballkanizim të BE-së, u përgjigj me optimizëm.

“Këtu nuk bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura dypalëshe, nuk bëhet fjalë për vendosje të vetos ose pengim të procesit ashtu siç i pëlqen njërës palë. Përkundrazi është e qartë sipas konsensusit evropian të vitit 2022, se bëhet fjalë për çështje të brendshme që lidhen me të drejtat e njeriut dhe Gjykatën e lartë për të drejtat e njeriut. Prandaj, këtu menjëherë dua t’u siguroj se Bullgaria, si palë më e afërt dhe mike, ka shumë dëshirë dhe është e gatshme të vijë në ndihmë që krerët tuaj shtetëror dhe shoqëria sa më shpejt të realizojnë kërkesat dhe të zbatojnë kriteret e Kopenhagës për anëtarësim”, tha Rumen Radev, President.

Shefat e vendeve të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore dje u mblodhën në një samit në Tiranë për të diskutuar për bashkëpunimin dhe tregun e përbashkët rajonal dhe planin e rritjes. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu