Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Intervistimi i tij pritet të fillojë nga ora 09:30.

Deputeti Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.

Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu