Qeveria jep llogari: Miliona, projekte dhe premtime, qytetarët presin rezultate

Sonte në Shkup, përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të mbajnë llogaridhënie publike për vitin e parë të qeverisjes, nën drejtimin e Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në një postim në Facebook, Mickoski theksoi disa nga arritjet kyçe gjatë këtij viti, duke përfshirë:

Rritjen e pagave dhe pensioneve,

Ndërtimin e rrugëve,

Sigurimin e mbi 1.2 miliardë euro investime të huaja,

Punësimin e 1.000 policëve të rinj.

“Kemi ende shumë punë për të bërë. Nuk premtojmë mrekulli brenda natës, por me këmbëngulje dhe një plan të qartë, zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm. Më e mira ende nuk ka ardhur,” shkroi Mickoski, duke theksuar se kjo është “Qeveria e ndryshimeve”.

Arsimi, ekonomia dhe investimet
Mickoski vuri në dukje se për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor 2024-2025 ka nisur me të gjitha tekstet shkollore të shpërndara në kohë. Ai përmendi gjithashtu:

Rritje të buxhetit për shkencë në 680 milionë denarë për vitin 2025 (dyfishuar nga viti 2024),

229 milionë denarë për projekte të mjedisit jetësor,

500 milionë euro për biznesin dhe komunat.

Maqedonia, sipas tij, renditet e katërta në Evropë për rritjen e PBB-së në tremujorin e parë, pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë.

Struktura e Qeverisë dhe koalicioni
Qeveria e Mickoskit, e zgjedhur më 23 qershor të vitit të kaluar me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër”, përbëhet nga:

20 ministri,

23 zëvendëskryeministra dhe ministra,

Vetëm tre ministre gra: në financa, arsim dhe energjetikë.

Koalicioni qeveritar përfshin VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. LSDM dhe e Majta votuan kundër, ndërsa Fronti Evropian e braktisi seancën para përfundimit të saj.

Mickoski është Kryeministri i 13-të në historinë e vendit dhe udhëheq Qeverinë e 20-të që nga pavarësia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu