Siljanovska : Gjuha dhe identiteti maqedonas s’kanë nevojë për sqarime “moderne”

Fillimisht si profesoreshë, nuk e di se çfarë do të thotë modern. Nuk ekzistojnë kombe dhe gjuhë para moderne, moderne dhe post moderne. Të gjitha kombet kanë lindur në gjysmën e dytë të shekullit 18-të dhe në shekullin e 19, ashtu edhe i yni, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova për amendamentet bullgare që u refuzuan nga Parlamenti Europian, ku kërkohej që pas termave “gjuha maqedonase” dhe “identiteti maqedonas” të shtohej fjala “moderne”, përcjell TV21. Siljanovska në deklaratë për TV21 nga Samiti i NATO-s në Hagë, tha se mbrëmë ka realizuar takim me kryeministrin bullgar Rosen Zhelyazkov.

“Unë mbrëmë para darke kisha bisedë të mirë, protokollare dhe miqësore me kryeministrin bullgar. Çfarë biseduat? Për nevojën për mirëkuptim të ndërsjellë, pa ndërmjetësim, për nevojën që të respektohemi, për nevojën që ta ndjekim frymën e dy popujve, për nevojën që të ndihmohemi. Për nevojën që ai që është brenda, t’i ndihmojë atij që shkon drejt BE-së. Unë i mati fjalët, besoj në nevojën për miqësi, besoj që kjo do të ndodhë dhe mendoj që është diçka e pashmangshme”, tha Siljanovska për TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu