Mënyrat për ta ulur menjëherë tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertension, është një gjendje kronike gjatë të cilës presioni i gjakut tuaj ndaj mureve të arterieve është vazhdimisht i lartë. Ata që vuajnë nga hipertensioni marrin normalisht medikamente gjatë tërë jetës, por përkundër kësaj, mund të ketë rritje të papritur të tensionit, për shkak të stresit, zemërimit apo edhe nëse ushtroni tepër.

Rritja e papritur mund të jetë ekstremisht e rrezikshme, pasi mund të çojë te sulmet në zemër apo tru. “Times of India” ka treguar disa mënyra se si mund ta ulni menjëherë shtypjen e lartë të gjakut.

Merrni frymë thellë

Një nga mënyrat më të shpejta për ta ulur shtypjen e gjakut është nëpërmjet ushtrimeve të frymëmarrjes. Kur merrni frymë thellë dhe ngadalë, aktivizon sistemin tuaj nervor parasimpatik – mënyrën natyrale të trupit tuaj për “pushim dhe tretje”. Kjo ngadalëson të rrahurat e zemrës dhe relakson enët e gjakut, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut.

Uji i ftohtë

Uji i ftohtë mund ta ulë shumë shpejt shtypjen e lartë të gjakut, duke aktivizuar një reagim të natyrshëm në trupin tuaj. Kur hidhni ujë të ftohtë në fytyrë, kokë dhe këmbë, bën që enët tuaja të gjakut në lëkurë të ngushtohen. Kjo zvogëlon sasinë e gjakut që kthehet te zemra, duke ulur presionin në arteriet tuaja.

Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor parasimpatik, duke zvogëluar të rrahurat e juaja të zemrës dhe duke promovuar relaksimin.

Po ashtu ndjesia freskuese mund ta ulë stresin dhe ankthin, të cilat shpesh rrisin tensionin e gjakut.

Provoni spërkateni fytyrën me ujë të ftohtë dhe zhytini këmbët në një legen me ujë të ftohtë për disa minuta.

Ujë me limon, pa sheqer/kripë

Uji me limon është më tepër se vetëm freskues – mund ta ulë presionin e gjakut në mënyrë të natyrshme.

Limonët janë të pasur me kalium, një mineral që ndihmon në balancimin e niveleve të natriumit në trupin tuaj dhe relakson enët e gjakut. Pirja e ujit me limoni (por, mos shtoni fare sheqer apo kripë) mund ta ulë tensionin sistolik të gjakut për 10 për qind në mënyrë të shpejtë. Për ta provuar këtë, shtrydhni një gjysmë limoni të freskët në një gotë me ujë. Kjo jo vetëm që ju hidraton, por edhe ofron aktioksidant që përkrah zemrën tuaj.

Pini ujë, ngadalë

Dehidratimi mund të shkaktojë rritje të tensionit të gjakut, sepse vëllimi i gjakut zvogëlohet, duke e bërë zemrën të punojë më shumë. Pirja e ujit ndihmon në ruajtjen e vëllimit të gjakut dhe i mban enët e gjakut fleksibile. Nëse ndieni marramendje apo shtypja e juaj e gjakut është e lartë, pini një gotë ujë ngadalë, dhe vazhdoni ta pini me gllënjka. Uji do t’ju detyrojë të shkoni në tualet, gjë që mund ta ulë tensionin e gjakut.

Konsumoni borzilok apo hudhër

Disa ushqime si borziloku dhe hudhra kanë përbërës natyralë që i relaksojnë enët e gjakut dhe e ulin presionin e gjakut. Hudhra përmban alicinë, e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e rrjedhjes së gjakut. Borziloku ka antioksidantë dhe veti anti-inflamatore që e mbështesin shëndetin e zemrës.

Vërejtje: Ky artikull është vetëm informues dhe nuk zëvendëson këshillat mjekësore. Gjithmonë konsultohuni me një profesionist mjekësor nëse vuani nga problemet me tension të gjakut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu