VMRO-DPMNE erdhi në takim me komisionerin Johannes Hahn, si zakonisht me vonesë, edhe atë prej 40 minutash. Gruevski nuk dëshiron të fotografohet gjatë takimit siç ishte me liderët e partive tjera politike, transmeton TetovaSot.
Gruevski me sa duket nuk do të paraqitet as në sallë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Me Gruevskin përfundojnë takimet e liderëve të partive politike me Komisionerin Johannes Hahn.