Edi Rama shtang mediat angleze: Unë e kam vendosur, ja kur do largohem nga politika

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “The Guardian“, ku u shpreh ndër te tjera se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta, tregon se Britania pas Brexit-it, është “në një vend shumë të errët”.

Vizita e Starmer në Shqipëri në maj, e para ndonjëherë nga një kryeministër britanik, kishte si qëllim vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të lartë. Teksa ndodhej në Tiranë, kryeministri anglez tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar “me një numër vendesh” për të ngritur qendrat. Por, në një veprim të parë si një qortim i butë ndaj mysafirit të tij, Rama tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në skemë, shkruan The Guardian.

Për të shpjeguar refuzimin e bërë ndaj Starmer, Rama u shpreh në intervistë se kryeministri britanik është një “person shumë i mirë dhe i këndshëm”, e se nuk ishte udhëheqësi i parë anglez që ka hapur këtë temë.

“Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo”, tha Rama.

Por përse një marrëveshje e tillë për emigrantët u bë me Italinë dhe jo me Britaninë e Madhe?

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita që dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës. Ne kemi një pikë të dobët për Italinë, kështu që kur Italia na kërkon diçka, ne themi po, pikë.”, tha Rama, duke nxjerrë në pah raportin e ngushtë politik dhe shoqëror që vendi ynë ka me Italinë.

Gjatë intervistës, Rama zbuluar edhe momentin kur mund të largohet nga politika.

Por ky moment lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se “nëse Shqipëria do të arrinte sukses në përpjekjen e saj për anëtarësim, do të ishte momenti i duhur dhe më i mrekullueshëm për të kaluar pishtarin. Do të ishte një arritje personale, por gjithashtu do ta ndihmonte Europën të ishte më pak e mërzitshme dhe më me diell”.

Pra, nëse Shqipëria anëtarësohet në BE, Rama do ta kalojë ‘pishtarin’, nëse jo, këtë dilemë Rama nuk e ka shuar.

Lidhur me integrimin në BE, Rama theksoi se agresionin rus ndaj Ukrainës ndryshoi gjithçka dhe tani Europa është më e interesuar për bashkimin.

“E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani ata (BE-ja), janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që në një farë mënyre edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Europën shumë më të interesuar për bashkimin”, u shpreh Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu